MISIONI CADD

 Misioni i CADD

       Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD) është një organizatë e pavarur, jo-profitabile me seli në Preshevë. CADD shkurt thirret Qendra për Avokim dhe operon në tri komunat e Luginës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Qendra për Avokim u krijua nga një grup të rinjësh, expert dhe aktivist të shoqërisë civile, të cilët fuqishëm besojnë se zhvillimi demokratik, avokimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve, janë kyqe për zhvillimin social, ekonomik dhe politik.

Objektivat e Qendrës për Avokim janë: hulumtimi i politikat publike, qeverisjes lokale dhe qendrore, partive politke mardhenieve dhe bashkëpunimit ndëretnik dhe rajonal si dhe avokimi për përmisimin e ketyre politikave. Qellimi ynë kryesor është avansimi i të drejtave të njeriut dhe komunitetit konform normave dhe vlerave Evropiane.

Misionin tonë do ta implementojmë duke:

  • Hulumutar dhe raportuar mbi politikat publike dhe qështjet që prekin interesat vitale të qytetarëve.
  • Monitoruar politikat e qeverisjes lokale dhe qendroe dhe ndikimi i këtyre politikave tek qyetatarët e Luginës së Preshevës, me qëllim të rritjes se transparencës dhe llogaridhënjes dhe te drejtat e qytetarëve.
  • Promovuar, avokuar për dhe rritur pjesëmmarjen qytetare; promovuar dhe ndihmuar dialogun në mes administratës dhe qyetatarëve; organizuar debate publike me qytetar.
  • Avancuar politikat, përmes dialogut me autoritetet, shoqërinë civile, mediat dhe grupet e interesit.
  • Promovuar dhe avokuar për avancimin e të drejtave të njeriut dhe komunitetit si dhe bashkëpunimin rajonal.