Antarët

Gani

Gani (Idriz) Rashiti  i lindur më 10.08.1984 në Preshevë. Shkollën Fillore dhe të Mesme e kreu në Preshevë, më pas Studimet themelore i vazhdoi në Universitetin Shtetërorë të Tetovës.  Pasi kreu studimet themelore vazhdoi studimet për master dhe aty u diplomua duke mbrojtur temën ” E drejta e Veto-s” ku dhe mori titullin Mr.sc. “I të drejtës Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare”.  Aktualisht miret me shkrime dhe analiza që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare. Hulumtimet e tij kryesisht kanë të bëjnë me:  Organizatat Ndërkombëtare,  Sistemet Politike, Qeverisja Lokale etj. Aktualisht është Drejtorë Ekzekutiv në “Qendrën për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë” (CADD) në Preshevë. 

Shkodrna H. ISMAILI i lindur në Preshevë me datë 09.06.1983.I diplomuar për Master të së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Njihet si një studiues i ri në fushën shkencore dhe deri më tani ka të publikuara tetë punime shkencore në Revista shkencore serioze të ndryshme nga vendi dhe shtet fqinjë. Në fokus të hulumtimeve të tij shkencore janë: Shteti, E Drejta, Organizimi Politik, Roli Shtetëndërtues, Konstituimi Institucional dhe mjaft lëmi tjera nga natyra juridike dhe politike. Ka të studiuar Organzimin Politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Dimensionin Ndërkombëtar të këtij organizimi. Ka patur dhe mjaft angazhime në shoqërinë civile, sferat dhe problematikat e komuniteteve jomazhoritare jovendimmarrëse. Njihet dhe si publicist dhe opinionist, duke qenë bashkëpunëtor i shumë mediave të shtypura dhe elektronike.